Nuk është hera e parë që aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi i hedhin batuta njëri-tjetrit në rrjetet sociale, duke na bërë të gjithëve të qeshim me lot. Në komunikimin e fundit, dhëndri i ri e ka “turpëruar” kolegun e mikun, duke i përmendur “peshqeshin” e dasmës. Besi ka publikuar një foto të re nga albumi i martesës. “Sa i mirë, vdektë Olti Curri për ty”, komenton Ermali. Përgjigjja e Besit ishte një “thumb” edhe më i fortë: “Kështu vazhdo, je i paarritshëm. Akoma nuk e kam gjetur zarfin tënd nga dasma”./ revistawho.com