lefuture

Ato që s’dini për znj. Clinton, mikeshat e vegjëlisë: Hillary nuk qan dot, e rriti një baba i rreptë, menaxhoi shkëlqyeshëm skandalet e tradhëtive të Bill

hillary-clinton_980x571

Hillary Rodham Clinton nuk qau as të mërkurën e 9 nëntorit në New York teksa thoshte fjalitë më të rëndësishme të jetës, në fjalimin më të bukur ndonjëherë. Për fat të keq ishte ai i humbjes, pas zgjedhjeve ku triumfoi rivali i saj Donald Trump. “Menduam se do të fitonte. Jemi të shkatërruar, po ashtu edhe Bill”, tregon mikesha e saj e vegjëlisë Cheryl Harbour. “Atë natë Hillary do të ketë qarë me familjen e saj, por nuk e bën në publik. Nuk është në natyrën e saj”

ca0a2019-600e-4ba4-9d03-364fe3fdc420

Hillary, Betsy, Ann e Cheryl janë të gjitha 69 vjeçe. Janë rritur në vitet ’50 në Park Ridge”, një lagje banuar nga të bardhë republikanë, 20 minuta larg Chicago-s. Tanimë janë gjyshe krenare, takohen sapo t’u jepet rasti dhe bëjnë bashkë joga. “I ati i Hill, Hugh Rodham, drejtonte një industri tekstile. Ishte një burrë i rreptë, një republikan i thekur. Nëse ajo në shkollë merrte 10, ai i kërkonte llogari pse nuk kishte marrë 10+ (ose 10 me yll). Hillari thotë se i ati i ka mësuar pjesën më të vështirë të jetës. Ja pse ajo nuk qau përpara Trump-it”, tregojnë shoqet. Nëna e Hillaryt, Dorothy, ishte një grua e impenjuar me kishën metodiste të vendit. E braktisur nga prindërit, Dorothy u bë një grua e sjellshme që i përçoi fëmijëve përkushtimin e dashurinë për studimin. Vendosi ta quante Hillary sepse ishte një emër që ngjallte forcë dhe i rrinte mirë si një femre ashtu dhe një mashkulli.

695098d3-f864-4d95-9d54-3b67ea84a24c

Betsy tregon herën e parë kur Hillary humbi përballë një mashkulli: “Ishim në lice dhe ajo sfidoi një djalë në zgjedhjet për t’u bërë përfaqësues instituti. Ishte një rol i destinuar për meshkujt, por ajo donte ta provonte. E ndihmova në fushatë dhe po shpresonim shumë. Fitoi ai, natyrisht”. Por edhe në këtë rast asnjë dramë nga ana e vajzës së re. “Nuk u dëshpërua, vazhdoi përpara në rrugën e saj. Ishte një nga të paktat që la Midwest-in për të studiuar shkenca politike në “Wellesley College”, ne Massachusetts. Ishte vajza e parë që mbajti fjalimin e diplomës në fund të vitit. Dhe doli në revistën “Life”, asokohe një institucion. Pastaj zgjodhi fakultetin e drejtësisë në Yale, ku takoi Bill-in, në Korridor. Gjëja e parë që ai i tha ishte: ‘Vij nga Arkansas, vendi ku rriten bostanët më të mëdhenj në botë’. E solli në Park Ridge, në shtëpinë time. Dhe mamaja që e njihte mirë i tha të mos e lëshonte atë djalë, pasi nuk e kishte pare kurrë të qeshte aq shumë. Ashtu bëri”.

download-1

Martesa e tyre ishte një nga më të persekutuarat në Amerikë. Por Hillary arriti ta mbante në këmbë pavarësisht skandaleve. Edhe në vitin 1992 kur burri i saj, për të cilin ajo hoqi dorë nga karriera brilante si avokate dhe frymëzimi i fortë femëror për ta ndjekur në Arkansas, u përfol nga aktorja Gennifer Flowers, që thoshtë se ishte dashnorja e Bill prej 12 vitesh. Hillary u detyrua të dilte në televizor me Bill e t’i tregonte amerikanëve që ata dashuroheshin. Ajo? Asnjë pikë loti. Ai? Fitoi zgjedhjet.

gty_hillary_clinton_ss_presidential_campaign_1992_lpl_121025_9x7_1600

Pastaj erdhi periudha më e keqe: Monica Lewinsky. Ishte viti 1988, mandati i dytë i Clinton. Të treja mikeshat e saj thone, se si një luftëtare e vërtetë, Hillary u ngrit në këmbë edhe atëherë. Dhe Betsy që ishte me të rrefen: “Trishtimi i saj kishte shumë përbërës”. Edhe asokohe të shumtë ishin ata që nuk e kuptuan, duke e akuzuar se qëndroi me Bill vetëm për çështje pushteti. “Por ajo donte të mbronte familjen e saj dhe gjithçka kishin ndërtuar bashkë”, thote Cheryl. Më herët Betsy tregonte një detaj të atyre ditëve: “Unë dhe një shoqe tjetër ishim në Shtëpinë e Bardhë për t’i qëndruar afër. Atë ditë kishte ardhur edhe Stevie Wonder, që kishte shkruar një këngë mbi faljen pikërisht për të. Teksa ai këndonte mbi piano, unë qaja e psherëtija. Ndërsa Hillary ishte e përqendruar si gjithnjë, dhe e falenderoi shumë. “Nëse ia kanë dalë gjithë këto vite, është sepse kanë një raport të fortë. Bill gjithnjë ka thënë ‘Nëse më zgjidhni mua, do paguani 1 dhe do keni dy presidentë’, dhe vërtetë ishte kështu”, tregon Ann. “Tani ishte radha e saj. Ka një legjendë rreth çiftit që ka qarkulluar gjithnjë. Thuhet se dikur në rrethinat e Park Ridge, çifti Clinton kanë ndaluar në një pikë karburanti. Aty Hillary ka dalluar të dashurin e saj të parë. Bill duke ikur i tha: ‘E shikon, po të mos më kishe njohur mua, do ishe gruaja e nje punëtori karburanti’. ‘Jo, ai do të ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës’”, iu përgjigj ajo.

Përkthyer e përshtatur nga një artikull i Vanity Fair

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password