• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Lajme

Askush nuk e kishte menduar, aksesori më i përdorur i flokëve në fëmijëri kthehet sërish në modë

Këtë vit më shumë se kurrë duket se do të ketë një rikthim të aksesorëve të flokëve. Askush nuk e kishte imagjinuar se kapëset e flokëve që kemi përdorur në klasë të parë do të vinin si trend në 2019-ën. Megjithatë do të ketë ndryshim me kapëset e mëparshme, sepse këto do të jenë më stil se më parë. Shumë vajza ‘fashion’-iste kanë filluar t’i përdorin, sidomos kapëset që kanë të shkruajtura fjalë të ndryshme.

Me këto aksesorë nuk do të keni nevojë as të përdorni ndonjë bizhuteri, sepse duken shumë bukur. Kështu nëse ju pëlqen t’i riktheheni edhe njëherë trendeve të fëmijërisë mos ngurroni të blini një kapëse të tillë, sepse do të dukeni me të vërtetë shumë stil. /revistawho.com