close
Lajme

As lule, as darkë romantike… ja si i gjeti përvjetori i martesës Norën dhe Robertin

ro3

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë festuar 3 vjetorin e martesës së tyre. Besoj se të gjithë keni në mendje një darkë romantike nën qirinj apo një tufë me trëndafila të kuq. Asgjë nga këto! Dyshja ka pasur një verë tepër të ngarkuar me koncerte pafund jo vetëm për Norën, por dhe Roberti që tashmë sapo ka nisur karrierën e tij muzikore si solist. Epo ishte koha e duhur për pak pushim dhe nuk mund të gjenin rast më të mirë se ky. Pas urimeve të shumta në rrjetet sociale, mendohet që ata janë nisur drejt Turqisë, për të pushuar në një nga resortet luksoze që gjenden atje. Bashkë me ta sigurisht që është dhe fryti i dashurisë së tyre, e vogla Rene. Duke parë postimet e Robertit dhe Norës në “Instagram” kuptojmë që çifti po kalon disa momente të bukura familjare./revistawho.com

Tags : Nora IstrefiRobert Berisha
loading...