• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Arzu dhe Xhengiz shpëtojnë Xhenetin, Suna mëson kush e rrëmbeu, ja ç’do ndodhë nesër

Xhenet lirohet dhe vrapon nëpër pyll. Nilgyn e ndjek nga pas. Para i del makina e Arzus dhe Xhengizit. Xhenet përqafon Arzun dhe i thotë se dikush tentoi ta vriste. Arzu dhe Xhengiz çojnë në shtëpi Xhenetin. Të gjithë po e presin të shqetësuar dhe gëzohen kur e shohin në derë. Xhenet tregon që e rrëmbeu një burrë dhe një grua. Arzu dhe Xhengiz shqetësohen. Suna vazhdon të besojë se ka qenë Arzu që e ka rrëmbyer Xhenetin dhe i bërtet asaj. Xhengiz i tregon Sunës se Xhenetin e rrëmbeu Nilgyn. Suna nuk e beson Xhengizin. Ai i tregon që Nilgyn është e sëmurë dhe mendon se çdokush pranë Selimit është armik. Policia merr dëshminë e Xhenetit. Ajo i tregon për gruan që ndodhej atje por nuk ka arritur ta identifikojë atë. Orhan shkon në shtëpinë e Xhenetit. Atje ndodhet Selim. Ai bëhet xheloz. Xhengiz grindet me Nilgynin. Ajo thotë se gjithçka e bën për Selimin. Riza i thotë Arzus se do ishte i lumtur nëse Xhenet dhe Orhan do ishin bashkë. Selim i thotë Xhenetit se këtej e tutje do i qëndrojë gjithmonë pranë. Riza bisedon me Orhanin dhe i thotë t’i fitojë besimin Xhenetit. Melisa është e xhindosur për faktin që Selim qëndron me Xhenetin dhe pyet Orhanin çfarë të mire ka ajo vajzë. Orhan i thotë se do e mësojë kur të fitojë zemrën e Xhenetit. Melisa gris fytyrën e Xhenetit në fotografinë që bënë në ditën e diplomimit.