• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Anxhela Persiteri rrëfehet: Do shkëputem nga karriera përkohësisht vetëm kur të krijoj familje

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuara e radhës në “Lartë e Poshtë” me Eraldo Rexhon. Në një bisedë për jetën, karrierën, koncertin recital dhe planet për të ardhmen ajo zbuloi disa detaje që ndoshta nuk i dini. Disa ditë më parë këngëtarja e njohur zbuloi se në 15 nëntor do të realizojë të parin koncert recital të sajin. Lidhur me detajet e tij, ajo zbuloi se do të këndojë një pjesë të mirë të repertorit, duke përfshirë edhe “Ishe Mbret”, kënga e saj e preferuar, por edhe e publikut.

Më tej Anxhela tregoi se më në fund të parin duet me një femër do ta realizojë mbrëmjen e koncertit. “Në fakt kisha menduar ta realizoja dikur një duet me Era Rusin, por nuk u realizua. Megjithatë do të realizohet me Elhaida Danin në koncertin recital dhe do të dalë shumë bukur. Ndërsa kënga që do të këndojmë do të jetë: ‘Prapë do t’i lutem”,-ka zbuluar ajo.

Elhaida Dani do jetë e ftuar speciale në koncertin e Anxhelës. Më tej e pyetur lidhur me të hequrin dorë nga muzika, a e ka menduar ta lërë ndonjëherë këngën, ajo foli pa nguruar. “Deri tani nuk e kam menduar asnjëherë, ndoshta kur të krijoj familje do shkëputem për disa kohë, por jo përfundimisht. Un jetoj për muzikën”.

Koncerti recital i Anxhela Peristerit do të mbahet në 15 nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse./revistawho.com