Angelina Jolie më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për divorcin me Brad Pitt. Në një intervistë për Vanity Fair’s, Jolie rrëfehet për të pathënat e martesës së saj. Ajo flet për vështirësitë që ka hasur gjatë divorcit, jeta pa Brad, si dhe rritja e 6 fëmijëve. “Mendoj se është më mirë të qaj në dush, sesa para tyre. Ata duhet të dinë që gjithcka është mirë edhe kur nuk janë të sigurt. Disa fjalë që ajo përmendi në lidhje me marrëdhënien me Brad ishin: “Ne e duam familjen dhe të dy po punojmë që të arrijmë objektivat tonë.” Gjithashtu më tej shton: “Fëmijët e mi u treguan shumë të guximshëm, ata nuk u treguan të guximshëm për divorcin, por u shëruan nga jeta, nga disa gjëra në jetë.” Jolie dhe Brad u martuan në 2014 pra kanë rreth 12 vjet bashkë, ku më pas aktorja e njohur do t’i jepte fund në shtator të vitit të kaluar.