• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Aktorja turke merr surprizën më të bukur për ditëlindje: Faleminderit dashuri

Ditën e djeshme një nga aktoret më të bukura turke Amine Gulse ka festuar 25 vjetorin e lindjes. Duket se kjo ditëlindje për të ka qenë më e veçanta pasi partneri i saj futbollisti i ‘Arsenal’, Mesut Ozil, është kujdesur që kjo ditë të jetë e paharrueshme për të. Një shtëpi e mbushur me qirinj, tullumbace dhe çdo dekor tjetër romantik i cili ju vjen më mendje e ka surprizuar pafund aktore. Kjo duket mjaft qartë edhe nga fjalët emocionuese që ka shkruar ajo krahas fotove.

“Falenderoj shumë dashurinë time për surprizën më të bukur që më bëri mbrëmjen e djeshme, të dua shumë. U bëra një vit më e madhe. Faleminderit për urimet e ditëlindjes, sa mirë që ju kam”, shkruan Amine.