• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Këshilla, Këshilla Make Up, Lajme

5 rregullat e përdorimit të buzëkuqit të lëngshëm

Buzëkuqët e lëngshëm do të rikthehen sërish si trend i ‘make up’-it këtë vit. Madje për shumicën e vajzave mbeten të preferuar, duke qenë se zgjasin më shumë gjatë ditës dhe kanë ngjyrë më të fortë, ndryshe nga buzëkuqët klasikë. Megjithatë për të aplikuar një buzëkuq të lëngshëm duhet të keni parasysh 5 rregulla.

1.Kërkon kohën e duhur

Nuk mund ta aplikoni me shpejtësi një buzëkuq të lëngshëm. Kërkon shumë durim dhe patjetër një pasqyrë.

2.Duhet të përdorni fondatinë

Duke qenë se këta buzëkuq kanë pigment të lartë, nuk mund ta përdorni në fytyrë të pa lyer. Ju duhet ta balanconi pamjen e tuaj me një fondatinë, që buzëkuqi të mos duket keq.

3.Mos aplikoni më shumë seç duhet

Mjafton vetëm një lyerje për të marrë rezultatin e dëshiruar.

4.Duhet të siguroheni që buzët janë të hidratuara

Nëse keni buzë të çara, duhet t’i hidratoni patjetër dhe të largoni qelizat e vdekura. Në fillim duhet të aplikoni pak zbutës për buzët dhe ta lini të veprojë dhe më pas të përdorni buzëkuqin tuaj.

5.Çelësi i perfeksionit qëndron tek saktësia

Mund ta aplikoni në fillim në buzën e poshtme dhe më pas t’i bashkoni të dyja buzët. Ndërsa pjesës së harkuar mund t’i jepni formë me një furçë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE