Në kohë krize, stresesh, problemesh, lajmesh të hidhura apo të bezdisshme duhet një dozë e vogël lumturie apo jo! Në këtë artikull po sjellim për ju 5 gjërat më të lumtura që mund të zbuloni ndonjëherë.
Padyshim do t’ju ngrenë lart moralin dhe do t’ju sjellin buzëqeshjen!
1.Fluturat i ndiejnë shijet nëpërmjet këmbëve të tyre!
Fluturat nuk perceptojnë dot jo vetëm aromat, por edhe shijet. Këtë të fundit mund ta bëjnë falë këmbëve të tyre, të cilat janë të pajisura me organet shqisore ekuivalente me organet tona të shijes.
- Çdo vit, në mijëra pemë, shumë ketra harrojnë se ku i kanë vënë lenet apo frutat e pemës së dushkut
Ashtu siç ne harrojmë se ku e kemi vendosur një gjë të rëndësishme, edhe ketrat harrojnë shpesh dhe në mënyrë të pavetëdijshme se ku e vënë ushqimin e tyre dhe zakonisht kokrrat e leneve apo të frutave të pemës së dushkut.
- Kur përqafohemi, trupi ynë lëshon një substancë të quajtur oksitocinë, e aftë që të shërojë edhe lëndimet fizike!
A e dinit se një përqafim në ditë përmirëson shëndetin tonë? Përveçse rrit ndjenjën e mirëqenies, është me të vërtetë një kurë kundër stresit! Përveç kësaj, falë oksitocinës, përqafimi është në gjendje që të na falë forcë për sistemin imunitar! Studimi është kryer nga dy suedezë dhe është publikuar në revistën e njohur shkencore “Comprehensive Psychology”.
- Dy aktorët e zërit të Topolino-s dhe të Minnie-s janë martuar me të vërtetë!
Ai ka lindur në vitin 1947, ajo në 1944: respektivisht quhen Wayne Allwine dhe Russi Taylor. Ata janë takuar në vitin 1988 dhe janë martuar në vitin 1997. Fatkeqësisht, ai vdiq në vitin 2009, për shkak të ndërlikimeve nga diabeti.
- Lundërzat, kur flenë në ujë, mbahen për dore që të mos humbin!
A e dinit se lundërzat, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, i zë gjumi duke mbajtur njëra-tjetrën për dore? Pikërisht kështu: në pjesën më të madhe të rasteve ato qëndrojnë në grup, qoftë kur ushqehen ashtu edhe kur pushojnë apo flenë dhe kështu mbahen për dore për të evituar humbjen e tyre!