Hajdut ORDINER – Nga Flavio Qarri

screenshot_4-19

Ka diçka që nuk arrij kurrë ta kuptoj! Guximin e këngëtarëve për të dalë në publik me një këngë të vjedhur! Kam pyetur shumë prej tyre. Dikush nuk e pranon! Dikush e kalon me të qeshur! Dikush tjetër thotë që nuk i plas. Kurrë një herë të vetme një këngëtar nuk ka kërkuar falje. Kurrë askush prej tyre nuk e  ka fshirë këngën nga interneti apo kanalet muzikore. Tani nëse dikush vjedh sipas kodit penal shkon në burg. Por tolerimi i këtij fenomeni është pikërisht çka nuk shkon me shoqërinë shqiptare. Ai tolerim na bën të pafuqishëm përballë politikanëve hajdutë, këngëtarëve hajdutë, kompozitorëve hajdutë dhe kujtdo hajduti tjetër. Një tufë hajdutësh ordinerë që duhen trajtuar si të tillë. Rasti i fundit që po më vjen ndërmend është rasti i Majkut dhe marrjes me qera nga Maitre Gims. Sinqerisht është për turp menaxhimi i asaj situate nga Majk apo nga kompozitori i këngës. Në këndvështrimin tim, çfarëdolloj gjëje që do të bëjë ky djalë në të ardhmen do të shihet ashtu siç shihen ish-kriminelët. Si njeri me precedentë që duhet pasur dyshime. Kush merret me punë kreative e di se sa e vështirë është të krijosh diçka origjinale dhe të pëlqyeshme. Kush ka një pronë e di çfarë do të thotë të ta vjedhin. Por mesa duket publiku ynë ende nuk e ka mësuar se çfarë është respekti për të drejtat e autorit, respekti për të pretenduar art në mos më të mirë të paktën autentik. Dhe kryesorja. Publiku ynë duhet të mësojë se si të trajtojë një hajdut ordiner. Sepse çdo këngëtar a kompozitor a tekstshkrues që vjedh punën e dikujt është thjesht dhe vetëm një hajdut ordiner!!!

Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password