Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Fizik si i Elhaida Danit, këngëtarja zbulon sekretet e saj

14/09/2018
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Fizik si i Elhaida Danit, këngëtarja zbulon sekretet e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani njihet për arritjet e saj në fushën e muzikës. Ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovizion’ dhe tashmë është pjesë e një shfaqjeje lëvizëse që ka shëtitur disa vende të botës. Publiku e do për vokalin dhe ndjenjën që i jep çdo projekti. Por përtej muzikës, Elhaida është një nga vajzat më simpatike të ‘showbiz’-it. Ajo njihet edhe për format fizike që janë një shembull për çdo femër që dëshiron të duket ‘fit’. Në një prononcim për ‘revistawho.com’ Elhaida ka zbuluar disa nga sekrete e të dukurit në formë që të gjitha femrat duhet t’i ndjekin.





“Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht. Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eleminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘Keto’ dhe praktikisht është një mënyrë të jetuari, gjatë së cilës nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër”,-ka treguar Elhaida.


Në vazhdimësi këngëtarja ka treguar se është konsultuar me një specialist për ta aplikuar dietën e lartpërmendur, pasi ndikon edhe në nivelin e hormoneve, rrjedhimisht edhe në humor. “Unë kam ndjerë ndryshim tek vetja ime, jo vetëm për humbjen e shpejtë në peshë, por edhe për anën emocionale. Megjithatë dieta është shumë delikate dhe e fortë, prandaj përpara se të aplikohet duhet që gjithsecili të konsultohet me specialistë të fushës. Unë kontrolloj dhe shënoj gjithçka konsumoj gjatë ditës, pasi është pjesë e punës time dhe duhet të jem gjithmonë në formë. Por kjo dietë nuk duhet mbajtur për periudha të gjata. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur duhet humbur peshë shpejt, prandaj personalisht e aplikoj vetëm kur jam larg palestrës dhe jetesës normale. Unë ha shëndetshëm dhe bëj palestër shpesh që të jem plotësisht në formë dhe mos eleminoj asgjë që më pëlqen”,-ka shpjeguar Elhaida.

Ndërsa sugjerimi i saj për të gjithë ju është: “Bëni palestër. Është më e mira që mund të bëni, pasi do humbisni kalori gjatë ushtrimeve fizike dhe mund t’i lejoni vetes ndonjë shkelje të dietës gjatë ditës. Aplikoni pesha gjatë stërvitjes në palestër, pasi janë më efektive se ‘cardio’, pasi të formon muskulin. Kjo është zgjedhja ime shpresojë të vlejë edhe për ju”. /revistawho.com

Tags: Elhaida DaniKeshillaregjim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!
Këshilla

9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!

19/08/2025
Next Post
Një tjetër formë e elegancës, përveç të zezës vajzat e njohura zgjedhin edhe transparencën

Një tjetër formë e elegancës, përveç të zezës vajzat e njohura zgjedhin edhe transparencën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera