close
Këshilla

5 sekretet e bukurisë që ju nuk i keni ditur më parë

nightlift-sleeping-bra-illustrations-w724

Jeni të fiksuar pas produketeve të bukurisë? Atëherë duhet të lexoni patjetër këtë shkrim për të mësuar 5 sekrete që si keni ditur kurrë më parë.

1.Kurrë mos injoroni gushën tuaj

Gusha është ajo pjesë e trupit që e tregon moshën më shumë se cdo pjesë tjetër, ndaj dhe kujdesi ndaj saj është shumë i rëndësishëm. Mos harroni asnjëherë të aplikoni dhe masazhoni kremin e fytyrës edhë në gushë duke i drejtuar gishtat sipër.

  1. Vendosni kuba akulli në fytyrën tuaj

Duke vendosur kuba akulli në fytyrën tuaj për disa sekonda, stimulon qarkullimin e gjakut. Pasi të filloni ta aplikoni mesatarisht 1 herë në javë do të vëreni efektin “lifting” dhe do ta ndjeni lëkurën tuaj më të butë e plot shkëlqim.

  1. Mos përdorni skrab nëse keni akne

Asnjëherë nuk duhe të aplikoni skrab nëse shikoni se lëkura juaj është e acaruar. E njëjta gjë vlen edhe për sfungjerët e make up-it, furçat për mollëzat, pasi përdorimi i tyre do të sillte përshkallëzim të inflamacionit. Çdo lloj lëkure ka nevojë për pastrim delikat sipas tipit që i përshtatet. Por sugjerohet pak aspirinë apo pastë dhëmbësh në vendin e puçrës.

4. Masazhi facial ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinjë poshtë syve.

Masazhoni me delikatesë pjesën poshtë syve. Kjo procedurë stimulon qarkullimin e gjakut dhe relaksimin e zonës delikate. Në internet mund të gjeni shumë teknika që ju mësojnë se si ta aplikoni këtë në shtëpi.

5. Mos mbani recipetat veshur, kur flini gjumë.

Aq më të lirshëm të jenë gjinjtë tuaj, aq më mirë do të jetë kjo për shëndetin tuaj. Veçanërisht qëndrimi me reçipeta të ngushta rrezikon gjithmonë qarkullimin e gjakut duke krijuar më pas probleme shëndetësore. Midis tyre edhe probleme me lëkurën, por edhe pagjumësi./revistawho.com

Tags : bukuriKeshillalifting
loading...