• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla

5 erëza që ndihmojnë për lehtësimin nga stresi

Erëzat janë lloje bimësh që përdorën gjerësisht në kuzhinë për tu dhënë shije të veçantë ushqimeve. Megjithatë shumë pak e dinë se erëzat përdoren edhe në mjekësi për të trajtuar shumë probleme. Tani ka ardhura koha të mësoni disa përdorime të erëzave për të lehtësuar stresin dhe cilat janë përfitimet prej tyre.

  1. Kamomili

Kamomili qëndron në krye të listës, sepse përdoret masivisht për lehtësimin e problemeve të ankthit dhe stresit. Për shekuj me radhë kamomili është përdorur në çajra si një suplementar kundra stresit. Kamomili në mënyrë natyrale qetëson nervat dhe redukton problemet me tretjen e ushqimit. Dhimbjet e kokës, problemet e mëlçisë dhe problemet e vogla me mushkëritë janë trajtuar duke përdorur këtë erzë speciale.

  1. Lule Pasioni

Lulja e Pasionit jo vetëm që ka një pamje shumë të bukur, por ka dhe efekte shumë qetësuese. Ndihmon në lehtësimin e stresit dhe relakson muskujt.

  1. Livando

Thjesht duke i marre erë kësaj luleje do të ndihmojë në qetësimin nga stresi. Ka një aromë relaksuese dhe duke qenë se lehtëson stresin përdoret shumë edhe në seancat e aroma-terapisë. Gjithashtu livando përdoret për të trajtuar pagjumësinë dhe nervozizmin.

  1. Borziloku

Borziloku është një nga erëzat më të përdorura në të gjithë botën dhe njihet si ‘Mbretëresha e gjithë erzave’. Është shumë e njohur për uljen e nivelit të stresit, depresionit dhe ankthit. Borziloku ul gjithashtu nivelet e kortizolit në trup pa pasur efekte anësore.

  1. Jojoba

Jojoba është një relaksues shumë interesant dhe lehtëson problemet më stresin. Nuk përdoret shumë por është përbërës shtues në vajrat dhe kremrat për masazh.