• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

Zbuloni vendin me pasaportën më të ‘fuqishme’ në botë

Do ishte më e lehtë për këdo që ka dëshirë të udhëtojë nëpër botë nëse do ishte një qytetar japonez, pasi ky vend ka pasaportën më të fuqishme në botë. Do të thotë, populli japonez mund të vizitojë 190 vende pa patur nevojë për një vizë. Vendi i dytë në këtë listë vazhdon me Singaporin dhe Korenë e Jugut, pasi mund të vizitojnë 189 vende pa vizë. Megjithatë, edhe Europa nuk mbetet pas. Franca dhe Gjermania mund të vizitojnë 188 vende, ndërsa Italia, Findlanda, Danimarka dhe Suedia 187 vende. Shtetet e Bashkuara kanë zënë vendin e 6-të, pasi këtë vit ato mund të vizitojnë 185 vende. Vendet me pasaportën më të ‘dobët’ në botë janë Afganistani dhe Iraku, pasi ato mund të vizitojnë vetëm 30 vende pa nevojën e një vize. Kjo listë mund të ndryshojë në vazhdim, por deri tani, Japonia mban ‘kupën e artë’./revistawho.com