Kinezët janë të njohur për metodat e çuditshme që përdorin në vend të produkteve kozmetike. Për femrat, “ndalimi” i plakjes është shumë i rëndësishëm. Duke parë shumicën e popullsisë kineze, jemi të sigurt që këto metoda janë funksionale. Disa prej tyre mund t’i lexoni në listën e mëposhtme:
1. Ndryshoni mendimet në lidhje me bukurinë.
Një pikë e rëndësishme është fillimisht të pranosh se çfarëdo lloj ngjyre lëkure apo race është e bukur.
2. Pini rregullisht çaj jeshil.
Çaj jeshil sjell shumë benefite në lidhje me shëndetin. Në Kinë ekziston një ceremoni e tërë që i kushtohet pirjes së këtij çaj, prandaj ndiqni këshillën dhe bëjeni pjesë të rutinës tuaj.
3. Mbani fytyrën larg rrezeve të diellit.
Të ekspozosh shumë fytyrën në diell ka rrezikshmëri të lartë për një plakje të parakohshme si dhe rrezik për kancer. Këshilla tjetër, përdorni sa më shumë kremrat e plazhit.
4. Bëjeni sallatën e frutave pjesë të rutinës tuaj ditore.
Largoni çokollatat apo tortat e ndryshme dhe në vend të tyre hani një sallatë me fruta të ndryshme. Trupi juaj do jetë i pasur me vitaminë C.
5. Hiqni dorë nga bulmeti.
Një tjetër sekret i kinezëve është se ato nuk përdorin asnjë prodhim bulmeti. Kjo jo vetëm ndihmon në mbajtjen në formë të trupit, por dhe do keni mundësi të hani ushqime të tjera me më shumë vlera ushqimore.
6. Përdorni biçikletat ose bëni ecje.
Edhe pse zotërojnë makina shumë të mira, ato zgjedhin të dalin me biçikleta ose të bëjnë ecje. Siç mund ta mendoni kjo ndikon shumë në shëndetin tuaj dhe sipas tyre, shijojnë më shumë ditët e tyre larg makinave./revistawho.com