Zbuloni arsyen pse minuta e fundit e vitit do të jetë 1 sekondë më e gjatë


Koha nuk ndalon për askënd, por duket se horologët, shkencëtarët që merren me matjen e kohës do ta detyrojnë atë të presë pak këtë të shtunë, natën e ndërrimit të viteve. Mbajtësit e orës do t’i shtojnë një sekondë minutës së fundit të 31 dhjetorit për të kompensuar lëvizjet e Tokës. Ja si do të numërohen sekondat natën e ndërrimit të viteve:
23:59’:58’’, 59’’, 60’’, 00:00’:00’’
Sekonda “shtesë” është thelbësore në mbajtjen në sinkronizim të orëve në Tokë me “kohën diellore,” në mënyrë që ditët dhe netët të përputhen me dritën dhe errësirën.
Koha në Tokë matet duke përdorur orë atomike dhe duhet të rregullohet që të mbajë ritmin me orbitat e Tokës.Planetit tonë, i duhen mbi 86,400 sekonda për një rrotullim 360 gradë.
Por planeti Tokë lëkundet në akset e tij dhe ndikohet nga tërheqja e Diellit, Hënës dhe zbaticat, që nënkuptojnë se del jashtë ciklit me Orën Atomike Ndërkombëtare.
Ora e Koordinuar Universale, që prej viteve ’70, është caktuar si standardi universal dhe që dikton se sa është ora në çdo zonë kohore në planet.
Shkencëtarët i lejojnë këto luhatje duke shtuar sekonda çdo një vit e gjysmë për ta mbajtur Orën e Koordinuar Universale, të sinkronizuar me konceptin tradicional të kohës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password