• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

Zbulohet rosaku që do të shërojë sëmundjet tumorale tek fëmijët

Së fundmi është eksperimentuar me krijimin e një rosaku robotik i cili do të ndihmojë fëmijët me kancer.

Ky robot do të dalë në shitje gjatë këtij viti. Veçantia e tij qëndron në faktin se ka disa gjendje emocionale. Ai është i gëzuar, i mërzitur, i sëmurë dhe i frikësuar, njëlloj si një njeri normal. Ky rosak u mëson fëmijëve si të marrin frymë për të qetësuar veten.

Gjithashtu fëmijët kujdesen për të duke i matur diabetin dhe duke i injektuar insulinën, në këtë mënyrë ky robot bën një guidë për kujdesin ndaj shëndetit.

Nëpërmjet aftësisë për të luajtur, rosaku u mëson fëmijëve të kujdesen për veten dhe u jep kurajë. Kjo shpikje padyshim është një hap i madh në fushën e kujdesit shëndetësor dhe atij social./revistawho.com