Mbajtja e zbukurimeve për një kohë të gjatë sjell fat të keq. Kështu të paktën besojnë supersticiozët, të cilët e kanë trashëguar këtë besim nga njëri brez në tjetrin.
Por, sa gjatë është shumë gjatë? Disa njerëz i heqin zbukurimet një ditë pas Krishtlindjeve. Të tjerët i heqin më 1 janar. Zyrtarisht është nata e dymbëdhjetë pas ditës së Krishtlindjeve (5 janar). Megjithatë, shumë njerëz i heqin zbukurimet në ditën e Pagëzimit (6 janar), pasi konsiderojnë këtë datë si natën e dymbëdhjetë pas Krishtlindjeve. Gjithsesi, është mirë që pema së bashku me zbukurimet të hiqen në këto data që të mos jetë viti 2019 më keq se 2018-a (Larg qoftë!)
Nëse harroni t’i hiqni zbukurimet më 6 janar, keni akoma një shans për të shmangur tersin. Sipas një tradite të vjetër të trashëguar nga kristianët e viteve 1500, njerëzit i mbanin zbukurimet deri më 2 shkurt, e kremtja e Kushtimit të Krishtit në Tempull. Prandaj, nëse harroni t’i hiqni zbukurimet, duhet të prisni pastaj deri më 2 shkurt.
Burimi: Metro.co.ukI’m