lefuture

Vlerat e rralla të arrës, ndikimi në shëndet

largea_gdn-wallnut1400621256-550x410

Perveç të qenit te shijshme, arrat janë gjithashtu shumë të dobishme. Vetëm një grusht arra të hahet në ditë ofron proteina, fibra bimore, acide yndyrore omega 3 dhe antioksidantë. Sasia e arrave sa ¼ e filxhanit mund të jetë burim i rëndësishëm i proteinave për vegjetarianë, sepse përmabn 8 gr proteina. E njejta sasi gjithashtu përmban 4 gr fibra, sa je kupë e luleshtrydhes ose banane vogël, per shembull. Arrat përmbajnë një substancë antioksidante të quajtur ‘ellagic acid’, e cila forcon imunitetin dhe shfaq veti antikanceroze. Gjithashtu arrat janë një përmbajtje të lartë acidesh yndyrore omega-3, që trupi yne nuk i prodhon dot, te njohura si yndyra të mira, te cilat ulin shtypjen e gjakut, mbrojnë zemren dhe ulin kolesterolin ne gjak.

timthumb (4)

Dobitë shëndetësore të arrës:

Efekti antioksidant i arrave mbron zemrën, ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e hipertensionit, përmirësojnë profilin e kolesterolit te personat me diabet, ulin nivelin e disa qelizave që akuzohen për sh
faqjen e arterosklerozës, parandalojnë formimin e gurëve në tëmth, ndihmojnë në shëndetin e kockave, ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës,  te femijë zvogëlon problemet shëndetësore (probleme në të mësuar, sjellje, pagjumësi dhe mungesë përqendrimi).

arrat

Në një studim “Women’s Health Study”, në Iowa të Amerikës, është parë se përqindja e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pati një ulje prej 11 -19%, si pasojë e konsumit të arrave 1-4 herë në javë, përkatësisht. Akoma me ipresionante janë rezultat që u botuan në revistën britanike të ushqimit, ku disa studime, treguan një ulje rreth 37% të rrezikut të sëmundjeve koronare nga konsumi 4 herë në javë i arrave. Ky efekt shihet edhe nga konsumi i frutave të tjerë të thatë, siç janë bajamet, stikat apo gjalpi i tyre.

nut-brain-300x222
Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega . Përbërja e trurit në omega është më shumë se 60%. Këto qeliza të trurit ushqehen kryesisht me acidet lyrore të arrave, dhe të peshkut. Këto acide lyrore janë përbërësit kryesorë të membranës së këtyre qelizave. Studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje midis depresionit dhe konsumit të acideve lyrore omega . Fëmijët që konsumojne sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirur për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi, dhe mungesë përqëndrimi. Më shumë se 2000 studime tregojnë lidhje midis konsumit të ulët të acideve lyrore omega dhe problemeve të ndryshme shëndetësore./opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password