• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Jetë, Këshilla

Vitamina D, dermatologia tregon sesi ta marrim atë pa dëmtuar lëkurën tonë

Ka dy mënyra si ne e marrim vitaminën D, duke e ekspozuar lëkurën tonë ndaj dritës së diellit, ose duke marrë suplemente të kësaj vitamine. Me anën e ushqimit, asnjëherë nuk merret sasia e duhur e vitaminës D, për të cilën trupi ka nevojë.

Mënyra më natyrale për të marrë vitaminën D, është ekspozimi i lëkurës në diell (rrezet UVB). Kjo mund të ndodhi shumë shpejt, sidomos gjatë stinës së verës. Sigurisht juve nuk ju duhet të digjeni, në mënyrë që të merrni sa më shumë vitaminë D. Vitamina D mund të merret gjithashtu nëpërmjet suplementeve, nëse ju nuk keni shumë mundësi ekspozimi në diell. Suplementi më i mirë është Vitamina D3, e cila mund të jetë në formë tablete ose kapsule, dhe mund të merret në çdo kohë të ditës.

Lëkura e njeriut mund të sintetizojë sasi të madhe vitamine D, kur një pjesë e madhe e saj është e ekspozuar ndaj diellit. Pjesa e rëndësishme e rrezeve që duhen për të sintetizuar vitaminën janë rrezet ultraviolet B. Koha e ekspozimit mund të jetë 15 minuta për një person me lëkurë të zbehtë, deri në më shumë minuta apo disa orë tek personat me lëkurë të errët. Mbani mend që ju nuk duhet të digjeni apo të nxiheni së tepërmi për të marrë vitaminën D që keni nevojë.

Trupi juaj mund të prodhojë 10.000 deri në 25000IU vitaminë D, pak përpara se lëkura juaj mund të pësojë djegie. Më shumë vitaminë D prodhohet, kur ju ekspozoni zona të konsiderueshme të trupit, si përshembullsh shpina. Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në përthithjen e vitaminës D, në kohën që ju ekspozoheni në diell.

• Koha në të cilën ju ekspozoheni, është më efikase në mesditë.

• Vendi ku jetoni. Sa më afër Ekuatorit të ndodheni, aq më lehtë është të sintetizohet vitamina D.

• Ngjyra e lëkurës tuaj, lëkura e zbehtë prodhon më tepër vitaminë D se lëkura e errët.

• Sasia e lëkurës që ju ekspozoni në diell. Sa më e madhe të jetë zona që ju ekspozoni, aq më tepër vitaminë D prodhohet.

KOHA E EKSPOZIMIT NË DIELL

Në momentin kur rrezet e diellit hyjnë në atmosferën e Tokës me një farë këndi, atmosfera bllokon rrezet UVB, kështu që lëkura juaj nuk sintetizon dot vitaminën D. Kjo ndodh gjatë mëngjesit dhe pasdites, apo gjatë gjithë ditës në stinën e dimrit. Sa më afër mesit të ditës të ekspozohet lëkura, aq më i mirë këndi i depërtimit të rrezeve, aq më shumë vitaminë D. Një rregull i mirë, i cili mund të zbatohet praktikisht: nëse hija juaj është më e gjatë se sa gjatësia juaj, atëhere të dini se nuk jeni duke prodhuar vitaminë D.

TIPI I LËKURËS

Melanina është një substancë e cila ndikon në ngjyrën e lëkurës tuaj. Sa më shumë melaninë ka lëkura juaj, aq më e errët ngjyra e lëkurës. Sasia e melaninës që ju keni në lëkurë ndikon në sasinë e vitaminës D që ju mund të prodhoni. Melanina mbron nga dëmtimi i lëkurës gjatë ekspozimit ndaj UVB, kështu që sa më e ërret lëkura, lejon gjithnjë e më pak përthithjen e UVB. Sa më pak UVB, aq më pak vitamin D prodhohet çdo minutë. Ja përse nëse jeni me lëkurë të errët, ju duhet më shumë kohë ekspozimi në diell se personat me lëkurë të zbehtë. Ka gjithashtu faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në sasinë e vitaminës D që prodhohet në kohën e ekspozimit në diell:

• Mosha juaj. Me kalimin e moshës aq më vështirë është prodhimi i vitaminës D.

• Mbrojtja diellore. Kremi me faktor mbrojtës pengon sasinë e vitaminës D.

• Vendodhja juaj. Sa më lartë të ndodheni, aq më e madhe sasia e vitaminës, përshembull dielli është më i fortë në majë të malit se në det.

• Ndotja e ajrit, pasi ajri i ndotur pengon sasinë e UVB.

• Të qenurit pas xhamit, pengon formimin e vitaminës D, pasi xhami bllokon rrezet UVB.

EKSPOZIMI NË DIELL DHE KANCERI I LËKURËS

Ekspozimi i tepërt i lëkurës në diell, aq sa të krijojë djegie është i rrezikshëm, pasi rrit ndjeshëm rrezikun për kancer lëkure. Nga studimet e shumta, rezulton se ekspozimi i moderuar, por frekuent është i shëndetshëm, por ekspozimi i tepërt mund të rrisi rrezikun për kancer lëkure. Pasi jeni ekspozuar në diell, gjysmën e kohës që i duhet lëkurës tuaj për t’u djegur, mbulohuni dhe zhvendosuni në hije. Është e rëndësishme që të përdorni një krem dielli që bllokon dhe rrezet UVA dhe UVB./revistawho.com

CLOSE
CLOSE