Trajneri i fitnesit Craig Ballantyne shpeshherë shkruan në blogun e tij për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe gjumit të mirë. Ai ka themeluar një formulë të cilën e quan teknika “10-3-2-1-0”, falë së cilës ju mund të bëni një gjumë të mirë dhe të zgjoheni në mëngjes me energji të plotë!
Craig beson se gjumi ideal i natës fillon gjatë ditës–po pra, ju duhet të bëheni gati shumë orë para se t’i fikni dritat, transmeton “Telegrafi”.
Kjo është ideja e tij:
10 orë para gjumit
Dhjetë orë më herët duhet t’i pastroni enët e gjakut nga simulantët që përmbajnë kafeinë. Prandaj, mos konsumoni kafe apo çaj të zi, pije energjike apo çokollatë dhjetë orë para se të flini.
3 orë para gjumit
Mos hani asgjë apo mos konsumoni alkool nëse vetëm tri orë ju ndajnë nga gjumi. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjoheni në mëngjes me energji të plotë.
2 orë para gjumit
Dy orë para gjumit mos mendoni për punën, e lëre më të punoni. Gjithçka lijeni për nesër.
1 orë para gjumi
Nga kjo periudhë shmangni pajisjet elektronike si televizorin, kompjuterin apo ekranet e celularit. Sado që ju tërheqin Facebook-u, Twitter-i etj., lërini sytë dhe mendjen t’ju pushojë!
0 minuta para se të bie alarmi
Ndaleni alarmin dhe menjëherë zgjohuni nga gjumi. Mos bini pre e joshjes së gjumit dhe t’i riktheheni prapë shtratit. Të zgjuarit menjëherë sapo bie alarmi ju ndihmon ta themeloni këtë shprehi esenciale.