lefuture

VIDEO/ Dhëndrit i vjen dashnorja në dasmë e veshur si nusja, ja çfarë ndodhi

gruja_1479724769-6387118

E dashura e dhëndrit dhuroi spektakël, kur u paraqit në ceremoninë martesore të tij e veshur me fustan nusërie njësoj si nusja me të cilën ai po martohej.
Ceremonia martesore po zhvillohej në Ganë, kur dasmorët mbetën të shokuar në momentin kur në sallë u shfaq një femër tjetër e veshur me fustan nusërie, e cila pretendonte se ishte e dashura e dhëndrit.
Në video mund të shihet se si dhëndri mbetet me fytyrë të skuqur, kur të gjithë dasmorët fillojnë ta shikojnë të shokuar për faktin se si po martohej, teksa në anën tjetër kishte një të dashur tjetër për të cilën nuk kishte qenë në dijeni nusja e tij.
Ajo me çdo kusht mundohej t’i afrohej çiftit dhe për një moment rrëmben mikrofonin, ku i shpjegon masës se si ata janë në lidhje prej një kohë të gjatë.
Ende nuk dihet nëse pas këtij incidenti çifti është martuar, por një gjë është e sigurt se videoja ka bërë xhiron e botës, pasi është parë mbi 80 mijë herë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password