close
JetëKëshillaLajme

Victoria Beckham ka një sekret të çuditshëm për kujdesin ndaj lëkurës

image

Në numrin më të ri të Net-A-Porter The Edit, personazhi i kopertinës Victoria Beckham ka ndarë disa nga sekretet e saj të bukurisë. Ndërsa foli për produktet e saj të parapëlqyera të bukurisë, ushqimin e shëndetshëm dhe nxjerrjen e koleksionit të saj të makeup-it me Estée Lauder, ajo zbuloi edhe ca këshilla të papritura për kujdesin e lëkurës.

“Unë shkoj te një dermatolog në LA, Dr. Harold Lancer, që është i jashtëzakonshëm. E njoh prej kohësh, ai më ka përcaktuar llojin e lëkurës. Unë kam pasur një lëkurë vërtet problematike dhe ai më tha ‘Duhet të hash salmon çdo ditë.’ Unë i thashë, ‘Vërtet, çdo ditë?’ Dhe ai më tha ‘Po, mëngjes, drekë apo darkë, duhet ta hash çdo ditë ‘”. Këshilla vjen nga fakti që salmoni është I pasur me acide yndyrore omega-3, që mjekët thonë, që e mban lëkurën të shëndetshme. Por përsëri, çdo ditë?!

Stilistja gjithashtu u tregua e hapur për gabimet e saj të modës. “Unë në fakt nuk I shoh si gabime. Unë i festoj ato, qesh me raste, por nuk më vjen turp nga ndonjë nga ato. Në atë kohë, mendoja që isha në rregull të vishja një kostum të gomuar maceje. Kur kam qenë shtatzënë me Romeon, kam ecur në Disney Land me taka Christian Louboutin, me të vërtetë në muajin e nëntë!”

Atë kostumin prej maceje e ka nga koha e Spice Girls, dihet…/RevistaClass

loading...