Vajza, ja disa nga arsyet pse keni menstruacione të çrregullta

femer

Disa femra kanë çrregullime me menstruacionet. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet pse ndodh kjo. Stresi: Trupi është reflektim i mendjes dhe stresi mendor krijon mosbalancim të hormoneve në trup, duke shkaktuar perioda të çrregullta. Ushtrim i tepërt: Cikli menstrual varet nga dhjami në trup, dhe nëse po përpiqeni ta hiqni, atëherë periodat dalin jashtë kontrollit. Ushtrimet çrregullojnë edhe nivelin e estrogjenit, gjë që çon në mosbalancim të hormoneve. Për të shmangur këtë, mbani një dietë me fruta të thata, fibra drithërash. Gjithashtu shmangni duhanin dhe alkoolin. Mbi/nën peshë: Prania e dhjamit të tepërt rrit nivelin e estrogjenit, ndërkohë që mungesa e dhjamit ul estrogjenin në trup duke shkaktuar vonesë të periodave. Probleme me tiroide: Gjëndra e tiroideve luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, rritje dhe maturim. Hipertiroidizmi (aktivitet i ulët i gjëndrës së tiroideve) shkakton mosfunksionim të ovulacionit në trupin e femrës. Mosbalancim hormonal: Sindroma e Ovareve Policistike (PCOS) krijon mosbalancim të nivelit të testosteronit, estrogjenit dhe progjesteronit në trup. Simptomat përfshijnë vështirësi në rënien në peshë dhe rritje të qimeve në fytyrë dhe kraharor. Kontroll i lindjeve: Pjesa më e madhe e pilulave për kontrollin e lindjeve kanë estrogjen dhe progjestin, hormone që ndërpresin ciklin për të parandaluar shtatzëninë. Llogaritje e gabuar: Ndonjëherë thjesht mund të keni bërë llogaritjet gabim. Në përgjithësi femrave u vijnë menstuacionet njëherë në 28 ditë, por disa femrave të tjera u vijnë më herët ose më vonë. /Gazeta Shendeti/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password