Pse t’i hidhni ushqimet e mbetura kur mund t’i ruani dhe ditën tjetër do ju shijojnë po njëlloj si më parë?
Ndiqni këto hapa:
Ruajini menjëherë
Merr disa kontenjer plastik dhe sapo i ke gatuar, thjesht futi në frigorifer.
Kujdes nga bakteret
E dinit se orizi i gatuar nëse lihet në temperaturë dhome për më shumë se një orë bëhet fole bakteresh? Mos e bëni këtë gabim, futeni direkt në frigorifer.
Bëj salcë dhe përdore
Pavarësisht se makaronat janë të ndenjura, nëse i keni ruajtur mirë, mjafton të shtoni pak salcë të freskët pasi i keni ngrohur dhe fëmijët tuaj do kënaqen.
Mishin ose salçiçet përdori në copa të vogla
Ju ka mbetur pak mish ose salçiçe, grijeni dhe përdoreni mbi një gatim tjetër./revistawho.com