close
JetëKëshilla

Ushqimet e kuqe për një zemër të shëndetshme

canstockphoto5734861-450×450

Shega

Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksiduesish, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.

Domate

Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.

Vera e kuqe

Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Qershitë

Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.

Molla

Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.

Tags : mollaQershiashegazemer e shendeteshme
loading...