close
JetëKëshilla

Ushqime që ndihmojnë për një gjumë të qetë

nanna

Organizmit i duhen 8 orë për të rigjeneruar veten, për një ditë të nesërme dhe për aktivitetet e tij, por jo gjithmonë arrijmë ta plotësojmë këtë orar. Ka shumë arsye: gjumi i vonshëm, zgjimi herë pas herë, sindroma e apnesë obstruktive (të gërhiturit) etj. Pothuaj të gjithë në një moment të caktuar flemë keq dhe kjo s’është normale. Mund të vijë si pasojë e një stresi, çrregullime me ankthin, zakone jo të rregullta gjumi si dhe një ushqim i keq. Problemi vjen kur gjithçka kthehet në kronike. Një nga faktorët që ndikojnë tek oraret e gjumit është edhe roli i ushqimit. Ka një lidhje të kundërt me këta të dy: kur flemë pak kemi tendencën të hamë shumë ditën e nesërme. Sipas një studimi, personat që privoheshin me një orë e gjysëm gjumë konsumonin 500 kalori më shumë se ata që flinin mjaftueshëm. Ky është një rreth vicioz mes ushqimit dhe orëve të gjumit.

Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë të qetë.

Qumështi. Ka proteina dhe karbohidrate që prodhojnë triptofanin në nivel cerebral, i cili ndihmon në gjumë. Nuk ka rëndësi nëse e konsumon të ngrohtë apo të ftohtë, por duhet të jetë i skremuar ose light.

Ushqime të pasura në serotoninë. Disa ushqime kryesisht karboidrate si buka, orizi, makaronat dhe perimet stimulojnë prodhimin e insulinës, hormoni që rrit prezencën e triptofanit për të formuar serotoninë. Disa ushqime të tjera si produktet e qumështit, vezët, frutat e thata, drithrat, peshku, legume dhe frutat si bananja janë të pasura me triptofan dhe lehtësojnë gjumin.

Uji. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Organizmi e interpreton etjen si uri. Kujtohuni të hidratoheni gjatë ditës dhe në darkë pini një gotë ujë, por jo gjysëm litri se pengon ciklin e gjumit.

Çaji . Rrit nivelin e glicinës, një relaksues nervor i organizmit. Romakët e lashtë përdornin valerianën si përbërës në çajrat e tyre për gjumë.

Të gjitha ushqimet e tjera. Kur organizmi nuk merr përbërësit kryesorë vendoset në një gjendje alarmi dhe kjo pengon një gjumë të qetë. Uria nuk të lë të flesh.

Ushqimet që vështirësojnë gjumin

Kafeina. Ka një efekt stimulues, por varet nga toleranca e individit. Rekomandohet konsumimi ditor 400 mg.

Kakaoja. Ka molekula të ngjashme me atë të kafeinës që stimulojnë sistemin nervor qendror dhe diuretik. Nëse bie shi më mirë preferoni një çaj.

Pijet energjike. Kanë kalori, por nuk ushqejnë, nuk kanë proteina as minerale.

Ushqimet pikante. Janë një stimul në nivel të sistemit gastrointestinal dhe nervor. Japin shumë nxehtësi dhe trupi fillon rrit temperaturën dhe kjo pengon gjumin. Rekomandohet mospërdorimi i tyre para gjumit.

Alkooli. Është një stimulues i vazhdueshëm në gjak dhe sillet si depresant në sistemin nervor qëndror. / Bota.al

loading...