Thuajse çdokujt i pëlqen ta bëjë një dush të gjatë e të nxehtë pas një dite me punë të lodhshme, dhe është e vërtetë se uji i nxehtë i ka të mirat e veta. Mendimi për t’u larë me ujë të ftohtë mund të mos ju duket aq tërheqës, por faktikisht mund të sjellë një seri përfitimesh shëndetësore.
Këto janë disa nga të mirat që sjell dushi i ftohtë:
Lehtëson depresionin
Hidroterapia është praktikë e lashtë e cila parasheh t’i fusim trupat në temperatura të ndryshme për efekte terapeutike. Kur e fusim veten në ujë të ftohtë, qarkullimi i gjakut për në tru rritet, e bashkë me të rritet edhe lirimi i hormonit norefineferine, shkruan “Telegrafi”.
Urojini mirëseardhjen ditëve me flokë të bukura dhe volum të lartë!
Uji i nxehtë mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë mirë, por nuk është i mirë për flokët tuaj. Prandaj sallonet e bukurisë rekomandojnë të pastroheni me ujë të ftohtë me qëllim që të keni flokë të bukura dhe me volum të lartë.
Lëkurë më e pastër!
Shijoni efektet e dushit të ftohtë duke e dëshmuar çdo ditë se lëkura juaj duket më e vendosur dhe më e tonifikuar se zakonisht!