lefuture

Trëndafili i egër, ndihmon në eleminimin e rrudhave

1480597764trendafili-eger

Do të marrësh sasinë e duhur të vitaminës C? Fokusohu te trëndafili i egër. Jo të gjithë e dinë se të mbledhësh boçet e saj tipike dhe të përgatisësh një çaj të forcojn sistemin imunitar. E pasur me antioksidantë, trëndafili i egër është një antiinflamator natyral. Ja si t’i shfrytëzoni vetitë e tij.

Periudha e mbledhjes
E cituar nga Plini i Vjetër, trëndafili i egër njihej që në epokën antike. Sot mund t’i mbledhësh boçet e saj në fshat mes malesh. Pas lulëzimit dhe pasi bien petalet, mbeten boçet, me ngjyrën e kuqe intensive. Kujdes mos u ngatërroni me lloje të tjera që janë helmuese. Periudha ideale e mbledhjes së tyre është fundi i vjeshtës dhe gjatë dimrit, pas ngrirjes së parë.

Çaji
Hidhni një lugë me boçet e trëndafilit të egër dhe ujë të nxehtë, dhe përgatisni një çaj të pasur me antioksidantë dhe kripëra minerale. Kjo do ju ndihmojë të luftoni plakjen dhe të forconi mbrojtjen imunitare. Në mesjetë çaji me bazë trëndafilin e egër përdorej për të kuruar dhimbjet e fytit dhe aparatin tretës.

Antirudhë natyrale
Ndryshe nga pesha, trëndafili i egër përmban 40-50% më shumë vitaminë C se portokalli. Përgatisni një çaj të pasur me trëndafil të egër dhe dhe një pjesë të tij përdorni si tonifikues. Falë vetive antiinflamatore, kjo bimë e çmuar të ndihmon të parandalosh rudhat dhe plakjen e parakohshme. Vendoseni në lëkurë me një pambuk të pastër dhe impakti i saj do të jetë një freski. Kripëra minerale, karotenoidë, flavonoidë dhe taninë e bëjnë trëndafilin e egër një koncentrat virtytesh.

Efekt detoksifikues
Trëndafili i egër stimulon metabolizmin, lufton lodhjen dhe pastron trupin. Vetitë e saj antibiotike e bëjnë një ilaç natyral për shëndetin e zorrëve dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, të aftë për të lehtësuar gripin apo dhe dhimbjet e kockave.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password