Urdhri i “Samsung”: Të ndalohet shitja e “Galaxy Note 7”, ju që e keni blerë-fikeni


Duke synuar sigurinë e konsumatorëve, “Samsung” deklaron se ka ndërprerë shitjen dhe shkëmbimet e “Galaxy Note 7” dhe si pasojë, ka vendosur të ndalojë në mënyrë permanente edhe prodhimin e smartfonit “Galaxy Note 7”.

“Samsung” u kërkon partnerëve globalë të ndërpresin shitjen dhe shkëmbimin e “Galaxy Note 7” ndërkohë që po realizohen shqyrtime të mëtejshme.

Ne jemi duke punuar me organet përkatëse rregullatore për të hetuar rastet e raportuara së fundmi që përfshijnë “Galaxy Note 7”. Për shkak se siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti ynë kryesor, “Samsung” u kërkon të gjitha kompanive dhe partnerëve të shitjes me pakicë në nivel global të ndalojnë shitjet dhe shkëmbimet e “Galaxy Note 7”, ndërsa po realizohen shqyrtimet përkatëse.

Ne mbetemi të angazhuar për të punuar me përkushtim me autoritetet rregullatore përkatëse duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të zgjidhur situatën. Konsumatorët që disponojnë një pajisje “Galaxy Note 7” origjinale ose një pajisje “Galaxy Note 7” të zëvendësuar, duhet ta fikin dhe të ndalojnë përdorimin e pajisjes dhe të përfitojnë nga mënyrat e zgjidhjes në dispozicion.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password