KUJDES! Një supervirus sulmon Facebook-un, ky është mesazhi që nuk duhet të hapni

15698063_577558555774939_7578647587564353684_n

“Hej, po ti pse je në këtë video?”. Me këtë mesazh hapet virusi i ri që po qarkullon në Facebook duke infektuar faqet e përdoruesve. Ky mesazh të fton të hapësh një video në të cilën shfaqet fotoja e profilit e secilit prej nesh. Duke klikuar në të, mesazhi i shkon automatikisht të gjithë miqve. Sakaq personin që e ka klikuar e çon tek një faqe false që fton të instalohet aplikacioni “Ad Facebook Evita” i cili premton bllokimin e reklamave. Por në të vërtetë ky aplikacion është shumë i rrezikshëm për kompjuterin. Që të evitohet kurthi, mjafton që mesazhi të fshihet pa e hapur.

Përshtatur nga TGCOM

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password