lefuture

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e një shtatëzënie

9de53afc-a25c-4d70-83ff-82482cc05dec-0

Shtatëzënia është pa diskutim një ndër periudhat më të bukura në jetën e një femre. Të sjellësh në jetë një krijesë të re është një dhuratë prej Zotit. Një mrekulli e Natyrës. Gjithçka rreth teje ndryshon. Forma trupore, ushqimi, përkujdesja, ritualet e zakonshme. Shpeshherë në televizion, rrjete sociale apo mediume qarkullojnë mite të ndryshme rreth shtatëzënisë dhe mbarëvajtjes së saj. Ne do ju njohim me disa prej tyre dhe sa të vërteta janë ato :

– Një grua shtatzanë duhet të flejë veç në anën e majtë
Një grua shtatëzënë është e lirë të flejë në të gjitha pozicionet e mundshme. Mjafton që ajo të ndihet komode dhe të pushojë për veten dhe fëmijën e saj. Sipas mjekëve të fjeturit në anë favorizon shkëmbimet placentare mes nënës së re dhe fetusit.

– Gjatë shtatzanisë nuk mund të bësh sport
Kjo është tejet e gabuar dhe vlen vetëm për përtacët. Aktiviteti fizik është shumë i domosdoshëm gjatë shtatëzënisë. Nënat mund të bëjnë ecje, not, yoga, palestër etj. Aktiviteti fizik do përmirësojë ndjeshëm edhe gjendjen tuaj emocionale.

– Nuk ka më seks
Mos guxoni t’ua thoni këtë gjë partnerëve tuaj sepse nuk do e presin mirë. Seksi është komponent i rëndësishëm i një marrëdhënieje dhe nuk keni pse të hiqni dorë. Studimet kanë treguar se aktiviteti seksual gjatë shtatëzënisë ndikon edhe ne mirërritjen e fetusit. Seksi është i ndaluar vetëm pas muajit të shtatë të shtatëzënisë ose në raste kur gruaja është në regjim shtrati. Tregohuni të kujdesshëm dhe shijoni intimitetin tuaj.

– Nuk ka më kafe
Kafeja është pjesë e pandashme e ditëve tona. Vazhdoni ta pini atë, por duke mos abuzuar me sasitë e kafeinës.

– Nuk duhet të hani krudo
Kjo është e vërtetë. Gjatë shtatëzënisë duhen evituar të gjitha llojet e mishit të pagatuar, jo vetëm proshuta. Përdorimi i krudos gjatë kësaj periudhe mund të çojë në shfaqjen e toksoplasmozës.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password