Të ëndërrosh me sy hapur, problem mendor apo i shëndetshëm?

screen-shot-2016-10-05-at-13-10-38

Të gjithëve na pëlqen! Gjatë ditës na ndodh të fantazojmë apo ëndërrojmë me sy hapur dhe nëse ky lloj fantazimi na zë më shumë hapsirë kohe dhe ndërhyn në përditshmërinë tonë, atëherë klasifikohet si një problem i shëndetit mendor, i njohur si ëndërrim i tepërt, ëndërrim i papërshtatshëm, apo edhe fantazi kompulsive.

Gjatë këtij ëndërrimi pacienti flet me veten dhe përgjigjet po vetë, mund të marrë një personalitet apo rol të ndryshëm nga ai që ka normalisht. Këta fantazues kompulsivë nuk shohin asnjë imazh dhe në këtë mënyrë i dallojmë nga skizofrenët.

Sipas revistës “Psychology Today” ëndërrimi është i shëndetshëm. 96% e të rriturve ka një ëndërrim të paktën një në ditë dhe nuk është e qartë se pse e bëjmë. Psikologët sugjerojnë se është një formë stërvitje e trurit, për të qenë gati, për të hyrë në veprim kur prodhohet një stimul i jashtëm. Kur ëndërrimi me sy hapur kthehet në një çrregullim, nuk është më një aktivitet i shëndetshëm, por një proces i ngadaltë dhe kompleks i depersonalizimit si pasojë e një vetëvlerësimi të ulur ose e një ambjenti të dhunshëm familjar. Karakteristika përcaktuese është koha e zgjatjes së këtij ëndërrimi.

Studimi i botuar në “Consciousness and Cognition” i kryer nga hulumtuesit e universitetit Haifa, në Izrael dokumentuan përvojat e 340 personave që vetëidentifikoheshin si “ëndërrues të një përshtatjeje të keqe” dhe i krahasuan me 107 persona të grupit të kontrollit.

U përcaktua se varësi ndaj këtij ëndërrimi ishte kur pjesmarrësit e kalonin një mesatare prej 57% të kohës në këtë fantazi krahasuar me 16% të grupit të kontrollit. Kishin fantazi të llojeve të ndryshme, kapriçoze, të lidhura me ndonjë personazh artistik ose historik, apo versione të idealizimit të vetvetes.

Fantazitë e grupit të kontrollit kishin përqasje me jetën reale, dëshira konkrete të tipit si mund të fitosh lotarinë. Ndërsa ëndërrimtarët patologjikë ëndërrojnë në çdo moment dhe ka disa faktorë që e shkaktojnë dhe të tjerë që mund të rrisin rrezikun për ta zhvilluar këtë ëndërrim. Disa fajësojnë muzikën, vetminë, mërzinë si një detonator të fantazisë. / bota/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password