lefuture

Studiuesit/ Ushtrimi që parashikon vdekjen tuaj, e bëni dot?

ushtrimi_fizik-620x339

Ky ushtrim fizik mund të parashikojë vdekjen. Të ulesh këmbëkryq dhe më pas të ngrihesh pa u ndihmuar nga duart dhe pa humbur ekuilibrin. Mjekët në Brazil kanë shfrytëzuar këtë test për pacientët e tyre.Njerëzit nisin testin me 10 pikë dhe kanë një 1 pikë të zbritur nëse përdorin dorën ose këmbën për qëndrueshmëri, ndërsa për çdo humbje ekuilibri zbritet gjysmë pike. Pacientët, të cilët shënuan më pak se tetë pikë, kishin dy herë më shumë gjasa të vdesin brenda gjashtë viteve të ardhshme, në krahasim me njerëzit që kishin rezultat të përsosur. 1 Studiuesit thonë se ky test mund të bëhet për grupmoshën 51­80 vjeç. Claudio Gil Araujo, i universitetit “Gama Filho” në Rio de Janeiro ishte në mesin e mjekëve, të cilët fillimisht e zhvilluan këtë provë për të vlerësuar fleksibilitetin e sportistëve, por ai tani e përdor atë për të bindur pacientët e tij se, duhet të qëndrojnë aktivë për të ruajtur muskujt dhe ekuilibrin e tyre, si dhe të jetojnë më gjatë. Me kalimin e viteve, muskujt kanë tendencë të bëhen të dobët dhe një humbje e ekuilibrit do të thotë që, ne kemi gjithmonë e më shumë të ngjarë të rrëzohemi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password