lefuture

STUDIMI I OXFORD/ Fëmijët e nënave në punë janë më të zgjuar se fëmijët e shtëpiakeve. Ja arsyet

schermata-2016-09-29-alle-20-30-39

Fëmijët e nënave në marrëdhënie pune janë më të zgjuar se të vegjëlit e nënave që qëndrojnë në shtëpi. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga “London School of Economics and Political Science” më Universitetin e Oxford. Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës që në fazat e para të jetës: Cilësinë e të folurit, kapacitetin për të krijuar kontakt me të tjerët, kapacitetin për të bërë veprimet e përditshme shkathtësinë e lëvizjes. Nga studimi del se kur nëna punon, fëmija është më i aftë në të katërtat aspektet e sipërpërmendura. Veç kësaj, nëse i vogli futet në një strukturë edukative, çerdhe ose kopësht, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme dhe afrimin me të tjerët. Ndërsa nëse ai qëndron me gjyshërit do të ketë më tepër aftësi në gjuhën e folur. Ekspertët kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë një fëmijë më të lumtur janë të lexuarit dhe shopping-u (blerjet). Në mënyrë paradoksale, shëtitjet nuk përmirësojnë kapacitetin e lëvizjes të fëmijës, por me gjasë është për shkak se prindërit ka tendencën t’i shëtisin fëmijët me karrocë edhe pas moshës 3-vjeçare.  

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password