Flokët janë tejet të rëndësishëm për shëndetin, por edhe për t’u dukur bukur. Ekzistojnë dhjetëra mijëra produkte anë e kënd botës që premtojnë rritje të flokëve, por shpeshherë ato janë të shtrenjta dhe aspak efikase. Ato gjithashtu mund të jenë të dëmshme për shëndetin, pasi përmbajnë kimikate të dëmshme, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sot mund të mësoni se si t’i forconi flokët dhe ta shmangni humbjen e tyre me vetëm tre përbërës natyrale, të cilët duhet t’ia shtoni shampos së rregullt.
Përbërësit:
– Vaj rozmarine, dhjetë pika
– Vaj limoni, dhjetë pika
– Shampo
– Dy kapsula vitaminë E
Kapsulat e vitaminës, bashkë me vajin e limonit dhe rozmarinës ia shtoni shampos.
Shampon e tundni disa sekonda apo minuta dhe ajo do të jetë gati për përdorim.
Produktin përdoreni rregullisht dhe sigurohuni ta aplikoni në flokë të lagura, si dhe ta lini ashtu për dhjetë minuta.
Ky produkt natyral e rrit qarkullimin e gjakut në skalp dhe i forcon rrënjët e flokëve, e njëkohësisht ndihmon në rritjen e tyre.