• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Shtëpi

Simbolikat e Vitit të Ri, nga qirinjtë tek veshjet e kuqe

Festa e Vitit të Ri ka fakte për kohën dhe mënyrën se si festohet në vende të ndryshme të botës. Ne dhe shumë vënde të tjera e festojmë në datën 1 janar sipas kalendarit Gregorian. Në vende të tjera, si përshembull: Kina, India, Japonia, Vietnami si dhe vëndet Islamike përdoret kalendari i hënës, i cili bazohet në levizjen e hënës rreth tokës. Pavarësisht kohës apo menyrës së festimit ka diçka të përbashkët, që të gjithë e festojmë. Më poshtë do ju rendisim disa nga simbolikat që shënojnë ardhjen e Vitit të Ri.

– Bredhi i stolisur

Tradita e bredhit ka origjinë antike. Sipas të dhënave ngjyra e gjelbërt simbolizon jetën, natyrën, fertilitetin dhe mirëqënien. Bredhi simbolizon zjarrin, ndërsa zjarri vetë shpreh shpirtin. Dritat dhe stolitë e tjera përfaqësojnë madhështinë që Krishti ka bërë në kryq.

– Babadimri dhe dhuratat

Dhënia e dhuratave e cila në vende të tjera praktikohet në festën e Krishtlindjeve, tek ne praktikohet vetëm në festën e Vitit të Ri dhe vetëm tek fëmijët. Babadimri ose babagjyshi i Vitit të Ri ka origjinë pagane dhe lidhet me ardhjen e tij për të ndihmuar fëmijët e varfër me dhurata.

– Qirinjtë

Qirinjtë janë të përdorur si simbol tradicional në Vitin e Ri. Thuhet se përdoren për shkak se tymi i tyre do të ngrihet dhe do të arrijë parajsën. Kjo do të siguronte se Zoti do t’iu përgjigjej lutjeve të thëna para qirinjve. Në kohët moderne njerëzit besojnë se ato përhapin dritë, gëzim dhe ngrohtësi perreth.

– Fishekzjarret

Ndezja e fishekzjarreve është një tjetër simbol i Vitit të Ri. Ato tërheqin shumë njerëz për shkak të ngrohtësisë dhe dritave shumëngjyrëshe që japin në kohën e ftohtë të dimrit. Në shumë aktivitete kur fishekzjarret ndizen fillojnë kërcimet rreth tyre.

– Shega, rrushi, frutat e thata

Në shumë vende rrushi, shega, lajthitë, bajamet apo frutat e thata janë simbol i Vitit të Ri. Thuhet se rrushi sjell sukses, pasuri dhe begati. Shega është simbol i fertilitetit dhe veshtulli konsiderohet si fatsjellës.

– Veshjet e kuqe

Veshjet e kuqe janë një simbol tjetër i ardhjes së Vitit të Ri. Thuhet se ngjyra e kuqe sjell prosperitet dhe fat, si dhe largon energjinë negative. Ajo simbolizon dashurinë dhe zemrën, prandaj veshja e tyre thuhet se sjell dashuri dhe shëndet. Çorapet e kuqe gjithashtu simbolizojnë traditën se tek ato futen dhuratat dhe për këtë arsye varen nëpër shtëpi.

– Kush hedh kembën e parë

Thuhet se ai që hedh këmbën e parë në Vitin e Ri do të ketë një vit me fat dhe të suksesshëm dhe jo vetëm. Ai do sjelli lumturi në familjen dhe të afërmit e tij. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE