• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Kuzhinë, Shëndet

Si të ushqehemi shëndetshëm në restorant

Të darkosh apo drekosh jashtë, jo gjithmonë është e shëndetshme. Ushqimet kalorike dhe me shumë yndyrë janë gjithmonë një tundim. Nutricionistët tregojnë disa truke sesi të porosisim shëndetshëm edhe kur shkojmë në restorant. Kur merrni ushqimin vendosni se sa do të hani dhe kalojeni kompletin e servirjes në anën tjetër të pjatës. Në qoftë se keni ushqim në pjatë, ndërkohë që bisedoni mund të “pickoni” vazhdimisht diçka pa qenë të vëmendshëm. Kërkoni ushqime që janë të gatuara në avull, të pjekura dhe jo ushqime të skuqura. Zgjidhni një gotë verë cilësore edhe pse mund të jetë e shtrenjtë në vend që të pini gjithë shishen apo të porosisni një miks pijesh. Merrni dy antipasta, njërën para ushqimit dhe tjetrën si pjatë kryesore. Kjo ju ndihmon të kontrolloni porcionet. Në qoftë se ju pëlqen të merrni sallatë mundohuni të eleminoni salcën, djathin apo proshutën që kanë shumë kalori dhe zëvendësojini me uthull ose vaj cilësor dhe të shëndetshëm. Do shkoni të provoni kuzhinën kineze? Zgjidhni pulën e gatuar në avull ose karkalecat me perime. Mos e tepëroni me salcat, porosisni sa për t’i dhënë pak shije ushqimit. Në një restorant italian shmangni salcat kremoze dhe pjatat me shumë mozzarella. Në vend të tyre porosisni salcë domatesh dhe djath parmixhano të grirë. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE