Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat

vere-e-nxehtes-e1419420383152

Kjo është një pije shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe ndërkohë shijon si festë në një gotë. Është një mënyrë fantastike për t’u gëzuar me festat.

Përbërësit

  • 2 mandarina
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil
  • 250 g sheqer pluhur
  • 6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 3 gjethe dafine të freskëta
  • 1 arrëmyshk
  • 1 vanilje
  • 2 shishe verë të kuqe

Përgatitja

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit, si dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura. Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun e grirë. Hidhni dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin. Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithë në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes. Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës. Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta dhe kur të jetë e ngrohtë dhe e shijshme, hidheni në gota dhe shërbejeni./Shendeti

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password