Si të jetoni më shumë se 100 vjeç? Spanjollët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

image

Me më shumë se 100 mijë banorë të moshës mbi 100 vjeç, Spanja është shteti i dytë në botë, pas Japonisë, me jetëgjatësinë më të madhe të popullsisë.

Gjatë një viti, gazetari i prestigjiozes britanike Reuter, Andrea Comas, intervistoi dhe fotografoi disa spanjollë të moshës 100 vjeç e sipër. Jetëgjatësia mesatare në Spanjë është 83.2 vjeç, ndërsa në Japoni është 83.4 vjeç.
7 prej njëqindvjeçarëve spanjollë kanë zbuluar këto sekrete të jetëgjatësisë:

#1 Një lugë gjelle me mjaltë çdo ditë. Rafaela Pons, 102, tregon se gjatë gjithë jetës së saj ka konsumuar nga një lugë gjelle me mjaltë çdo ditë, dhe kjo e ka ndihmuar që të jetojë kaq gjatë.

#2 Luani në piano. Pedro Rodriguez, 106 vjeç, tregon se hobi i tij për të luajtur në piano e ka mbajtur atë të ri dhe të shëndetshëm. Gjyshi ka mësuar që të luajë piano që kur ishte fëmijë dhe tani ai luan çdo ditë në dhomën e ndenjes.

#3 Ushqehuni me gazpaço (supë e ftohtë pikante). Maria Josefa Guillen, 103 vjeç, e pëlqen shumë gazpaçon, një supë tradicionale spanjolle e ftohtë me domate dhe kastravecë. Ajo beson se vlerat ushqyese të kësaj supe e kanë ndihmuar të jetojë kaq gjatë.

#4 Lexoni libra. Maximino San Miguel, 102 vjeç, zbuloi pasionin e tij për aktrim në moshën 80 vjeç dhe ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrale. Kur ishte fëmijë nuk ka mundur të shkojë në shkollë pasi punonte si bari. Megjithatë gjithmonë e kishte dëshirë që të lexonte libra. Këto hobi, sipas tij, i kanë dhënë jetë.

#5 Ndihuni të rinj. Francisco Nunez, 112 vjeç, jeton me vajzën 80-vjeçare. Ai nuk pranon të jetojë në azil pasi thotë se është plot me njerëz të moshuar. Pavarësisht moshës së tij, ai gjithmonë është kujdesur për pamjen e jashtme dhe kjo, sipas tij, e ka ndihmuar të jetojë kaq gjatë.

#6 Merreni sëmundjen seriozisht. Esperanza Fernandez, 103 vejç, jeton me vajzën e saj. Dy nga motrat e saj kanë jetuar mbi 100 vjeç dhe një tjetër mbush së shpejti të 100-at. Ajo kujton se kur ishin fëmijë, një përhapje e madhe e viruseve gripale u mori jetën gati gjysmës së fëmijëve të fshtatit ku ajo jetonte. Babai i saj e mbylli familjen brenda në shtëpi dhe nuk lejonte askënd që të hynte, duke u shpëtuar kështu jetën fëmijëve të tij.

#7 Mos bëni shumë fëmijë. Pilar Fernandez, 101 vjeç, jeton me vajzën Pili, mbesën Flori dhe stër stërmbesën Ana. Gjatë viteve të luftës ka vuajtur shumë nga uria dhe mjerimi së bashku me 9 vëllezërit dhe motrat. Që të mos përsëritej e njëjta histori, ajo vendosi që të bëjë vetëm një fëmijë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password