• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Si të bini në gjumë në vetëm dy minuta?

Njerëzit ndahen në dy kategori: ata që flenë sapo vendosin kokën në jastëk dhe disa të tjerë që u duhet një përpëlitje disa orëshe që të arrijnë dremitjen e kërkuar.

Nëse tashmë për ju është bërë e zakonshme që pavarësisht lodhjes të qendorni gjatë në shtrat zgjuar, me trurin që udhëton nëpër mendime të panevojshme, duke e bërë të pamundur arritjen e ëndërrimit të ëmbël, atëherëë ka më në fund një zgjidhje. Një sekret ushtarak, i cili thuhet se mund t’ju bëjë që t’ju marrë gjumi në vetëm 2 minuta, është bërë më në fund publik.

Teknika në fjalë thuhet të jetë përdorur nga ushtria amerikane, për të mundësuar gjumin në situata jo dhe aq të paqta, siç ndodh zakonisht nëpër beteja të ndryshme. Sekreti është shpjeguar në mënyrë të detajuar në një botim të vitit 1981 të quajtur “Relax and Win: Championship Performance”. Kjo metodë u krijua nga gjeneralët e ushtrisë në mëyrë që ushtarët të mos bënin gabime për shkak të mbilodhjes.

Ja se si ta bëni të mundur:

1. Relaksoni muskujt e fytyrës suaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve;

2. Ulini supet sa më poshtë të jetë e mundur njëra pas tjetrës duke u ndjekur nga krahët tuaj;

3. Nxirreni frymën, relaksoni gjoksin dhe më pas këmbët, filloni nga vithet dhe deri në fund;

4. Shpenzon 10 sekonda për të pastruar mendimet tuaja dhe më pas mendoni për një nga situatat:

-Jeni shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë dhe një qiell i kaltër iu rrethon;

-Jeni shtrirë në një hamak të zi prej kadifeje në një dhomë të mbuluar në terr;

-I thoni vetes: “mos mendo”; “mos mendo”: “mos mendo”, për 10 sekonda.

Teknika thuhet se funksionon për 96% të njerëzve pas 6 javëve praktikë. Por nuk janë vetëm problemet në ushtri që shkaktohen nga pasojat e pagjumësisë. Për shkak të këtij fenomeni jemi të prirë që të na shkaktohet diabet i tipti 2, sëmundje të ndryshme zemre dhe pamundësia për tu fokusuar në aktivitetet e përditshme. Nëse kjo metodë nuk funksionon, sipas ekspertit Dr.Neil Stanley, faktori më i rëndësishëm i joshjes së gjumit është qetësimi i mendjes./JOQ

CLOSE
CLOSE