lefuture

Shtoni pak kripë në shampon e flokëve, do të habiteni nga rezultati

dush-n-euml-m-euml-ngjes-apo-n-euml-mbr-euml-mje_hd

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk! Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Çka është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë. Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripë edhe në balsam. Kalojeni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.

Për lëkurën e fytyrës

Në këtë rast, nuk është e nevojshme të shtoni kripë në të gjithë sapunin e lëngshëm me të cilin lani fytyrën! Mjafton të hidhni fare pak në dorë, të krijoni shkumë bashkë me kripën dhe të lani fytyrën. Pas shpëlarjes do të eleminohen të gjitha qelizat e vdekura.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password