close
JetëKëshillaLajme

Shtatë ndikimet kryesore të diabetit në shëndetin e njeriut

image

Diabeti është një ndër sëmundjet më problematike të shekullit. Shifrat e lëshuara nga OBSH apo organizata të tjera tregojnë që ka një rritje alarmante të të prekurve nga diabeti.
Forma më e zakonshme e diabetit është diabeti i tipit të dytë.

Ai stimulohet kryesisht nga mënyra e të jetuarit të një pacienti si : ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në këtë rast duhet nisur përdorimi i insulinës, një hormon që ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse një pacient nuk përdor rregullisht insulinë, atehërë niveli i glicemisë në gjak do të rritet.Të ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në kontrollin e diabetit. Sakaq shumë pacientë të tjerë kanë nevoja për forma të tjera të trajtimi. Diabeti i tipit dy mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin tuaj. Zbuloni ndikimin e tij në organizëm .1. Enët e gjakut – Niveli i lartë i glukozës në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut dhe për pasojë krijon probleme në qarkullimin e gjakut në gjithë trupin.

2. Nervat – Diabeti mund të shkaktojë dhimbje nevropatike ose mpirje të duarve, krahëve dhe këmbëve.

3. Humbja e shikimit – Personat e prekur nga diabeti i tipit të dytë rrezikojnë 25 herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm që të verbohen.

4. Sëmundjet e veshkave – Niveli i lartë i glukozës mund të dëmtojë glomerulat të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut që qarkullon në veshkë.

5. Problemet seksuale – Diabeti prek gjithashtu jetën seksuale të një cifti, duke krijuar probleme për të dy partnerët. Ai shkakton mungesë ereksioni tek meshkujt dhe thatësi vaginale tek femrat.

6. Ataku kardiak – Niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton zemrën dhe ënët e gjakut duke rritur mundësinë e prekjes nga infarkti.

7. Iktusi cerebral – Niveli i lartë i glukozës në gjak bën që plazmat të koagulojnë më lehtësisht. Në rast bllokimi të tyre pacienti rrezikon të kalojë një iktus cerebral.

loading...