lefuture

Arsyet pse duhet të hani mëngjes…

breakfast

Shpeshherë na ndodh mos të hamë mëngjes sepse jemi vonë për shkollë apo për punë duke anashkaluar vaktin më të rëndësishëm të ditës, mëngjesin. Ka disa arsye pse duhet të hani mëngjes:

1.Mëngjesi e zmadhon mundësinë për të kontrolluar peshën tuaj. Duke mos ngrënë mëngjes ju do të jeni të uritur gjatë pjesës tjetër të ditës dhe do të hani më shumë.

2.Nëse hani mëngjes do të jeni më të përqëndruar në shkollë ose në punë. Përmirëson rezistencën e trupit dhe të sjell funksionimin më të mirë të trurit gjatë provimeve etj.

3.Njerëzit që hanë mëngjes, marrin më shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të domosdoshme për parandalimin dhe luftimin  e sëmundjeve dhe të viruseve.

4.Mos hani ushqime të rënda për stomakun në mëngjes. Mjafton një fetë bukë me gjalp ose reçel dhe një gotë qumësht ose lëng frutash.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password