• youuinsttaaffccbb
TEST
Seks

Pesë arsye për të bërë më shumë seks, orgazma ndihmon të humbisni peshë…

Seksi nuk bëhet gjithmonë vetëm për kënaqësi, por ju bën mirë edhe për shëndetin.

Është e provuar se orgazma sjell disa të mira për ju. Fjala bie, pengon që të pëlqeni ushqimet e dëmshme për shëndetin dhe redukton rrezikun për kancerin e prostatës. Një studim i fundit nga universiteti ‘Duke’ pretendon se sa më shumë orgazma, aq më e re dukeni.

Nëse kaloni 200 orgazma në vit, dukeni së paku gjashtë vite më të reja. Meqë sot është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, ja gjashtë arsye se përse duhet të bëni më shumë seks.

-Lëkura bëhet më e shndritshme. Kjo për shkak të endorfinës që lëshohet pas orgazmës. Trupi lëshon DHEA, një hormon që promovon lëkurën e shëndetshme.

-Humbisni peshë. Studimet e fundit tregojnë se orgazma është një rregullator i mirë kur bie fjala tek oreksi. Gjatë aktit seksual, trupi lëshon një amfetaminë natyrale, e cila redukton dëshirën për ushqime të pashëndetshme, cigare dhe ushqim të tepruar.

-Qetësues natyral dhimbjesh. Simptomat e sëmundjeve të tilla si migrene apo artriti lehtësohen për shkak të çlirimit të një hormoni të quajtur oksitokinë.

-Përmirëson shëndetin. Sipas disa shkencëtarëve, sipas “bota sot” njerëzit që bëjnë seks rregullisht, kanë nivel të lartë imunoglobuline, një antitrup që lufton infeksionet.

-Përmirëson qarkullimin e gjakut. Seksi ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe të oksigjenit në trup, duke shtuar rezistencën ndaj sëmundjeve.

-Mbron ndaj kancerit. Studimet thonë se nëse një mashkull derdh mesatarisht 21 herë në muaj, e ul rrezikun për kancer në prostatë me 33 përqind. Por më shumë se kaq nuk është se e ul më shumë rrezikun, ndaj mos u lodhni kot.