Rezultati i studimit habit: Akullorja në mëngjes ka këtë reaksion në trurin tonë

image

Na ndodh të gjithëve të kemi neps për ëmbëlsirat.

Dëshirat tona për ëmbëlsirat kthehen edhe në kronike ndaj dhe shpesh besojmë atë moton: “Jeta është e shkurtër, ndaj hani ëmbëlsira më parë”.
Dhe këtu nuk është fjala për të konsumuar thjesht një ëmbëlsirë në darkë, por ta mbushni gojën me ëmbëlsira që në mëngjes.
Jo shumë kohë më parë, shkenca ka vërtetuar se ju mund hani tortë me çokollatë në mëngjes dhe pa u ndjerë aspak fajtor.
Nëse ky studim i ëmbël i përbërë nga të gjitha ëmbëlsirat, i bën ëndrrat tuaja të realizohen ju mund të arrini deri aty sa të dëshironi të fshini fytyrën me çokollatë ndaj bëni kujdes.
Por nëse shtoni edhe pak akullore në llojin e mëngjesit tuaj , mund të keni disa përfitime të papritura.
Kjo është e vërtetë. Hulumtuesit japonezë kanë konstatuar se duke e filluar ditën tuaj me një lugë të madhe me akullore, në fakt mund të jetë e mirë për trurin tuaj.
Studimi, i publikuar nga profesori i Universitetit Kyorin Yoshihiko Koga, në thelb ka gjetur se njerëzit që hanin akullore për mëngjes ishin më të gatshëm që ta përpunonin informacionin më mirë dhe më shpejt sesa ata që i kanë anashkaluar ëmbëlsirat.
Gjetjet e këtij studimi sugjërojnë se nëse konsumoni akullore pasi zgjoheni në mëngjes, kjo ndryshon nivelin e vigjilencës suaj, ju jep “nxitje mendore” si dhe ul nivelin e acarimit mendor.
Si përfundim, akullorja prodhon sasinë më të lartë të stimulit mendor.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password