lefuture

Qumështi, ilaç për sytë

milk-jug-and-glass-outside

Mungesa e vitaminës D në mënyrë direkte është e lidhur me zhvillimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën, dhe burimet e saj më të mira arrijnë nga ushqimi, veçanërisht nga qumështi dhe peshku.

Femrat me nivelin e lartë të vitaminës D kanë për dy të tretat më pak probabilitet nga zhvillimi i degjenerimit makular të lidhur me moshën (AMD), shkaku më i shpeshtë i verbërisë, ka treguar hulumtimi i Universitetit Buffalo.

Kundër degjenerimit makular të lidhur me moshë nuk ka mjekim parandalues, edhe pse operacioni laserik dhe ilaçet mund të kufizojnë dëmin i cili e ka shkaktuar atë, shkruan “Daily Mail”, transmeton koha.net.

Te femrat më të reja se 75 vjeçe, niveli i vitaminës D në gjak dhe përdorimi i tij ekskluzivisht janë të lidhura me reduktimin e rrezikut nga degjenerimi makular i lidhur me moshë.

Te femrat me përqëndrimin më të madh të vitaminës D rreziku për t’u prekur nga sëmundja është për 59 për qind më i vogël sesa tek ato me përqëndrimin më të ulët. Por sytë i mbron vetëm vitamina D, e cila fitohet nga ushqimi dhe shtesat. Koha e kaluar në diell nuk ndikon në nivelin e rrezikut. Burimet më të mira të vitaminës D në ushqim janë qumështi, peshku, margarina dhe disa lloje të drithërave.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password