Problemet e dasmës? Ja gabimet që bëjnë nuset

1482573373nusja

Një ngjarje në përmasa të tilla të mëdha siç është një dasmë është shumë e vështirë për tu menaxhuar, pasi bini në grackën e planifikimeve. Por teksa po përpiqeni për ftesat e dasmës, lulet që do përdoren, fustani që do të vesh nusja etj., ndoshta jeni duke bërë shumë gabime. Ekspertët japin disa këshilla për nuset për të mbajtur në kontroll stresin gjatë planifikimeve, për të pasur një ditë të paharrueshme. Kryesorja është që një buxhet i përcaktuar do tu bëjë të menaxhoni shpenzimet e dasmës ashtu si duhet. Ja disa gabime që bëjnë nuset:

Nuk mendoni për veten
Para se të shihni revista të ndryshme për të parë modele për fustanin e dasmës, fokusohuni tek ajo që ju dëshironi. Vendosni gjithmonë veten në vendin e parë. Bëni një listë të asaj çfarë dëshironi vetë ju, duke nisur nga fustani, torta etj.

Nuk i merrni në konsideratë të ftuarit
Mos harroni, të ftuarit në dasmë mund të vijnë nga larg, do të shpenzojnë shumë para për të qënë të pranishëm në ditën tuaj më të rëndësishme. Kështu që mos harroni të mendoni dhe për akomodimin e tyre, transportin dhe gjërat bazike që do tu duhen atyre për ditën e dasmës.

Nxitoni për të blerë fustanin e dasmës
Në fakt, është më mirë të përcaktoni më parë llojin e dasmës që do të bëni e më pas të zgjidhni fustanin, pasi gjithmonë ka ndodhur që të merrni fustanin para planifikimit të ceremonisë.

Bini viktimë e një diete
Shmangni dietat drastike dhe të pazakonta para dasmës. Por përpiquni të reduktoni sheqerin dhe ushqimet e pashëndetshme. Më mirë akoma nëse një regjim të tillë e keni nisur disa muaj para dasmës.

Injoroni DJ, fotografin, kameramanin
Duhet të jeni të sjellshëm me këta persona, pasi janë ata që fiksojnë çdo moment të ditës suaj të rëndësishme. Sigurohuni që ata të kenë komoditetin e nevojshëm, dhe të kenë diçka për të ngrënë gjatë dasmës.

Dekori i ekzagjeruar
Fokusohuni në atë çfarë doni. Shpesh dekori i thjeshtë është më i pëlqyeshëm se ai i mbingarkuar.

Harroni të hani
Mund tu duket qesharake por është e vërtetë. Pjesa më e madhe e nuseve janë të mbingarkuara për ditën e tyre të madhe saqë harrojnë të ushqehen. Ushqimi para dhe gjatë dasmës është jetike./TCH

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password