close
JetëKëshilla

Po kërkoni dado, dikë që të mirëmbajë shtëpinë, apo që të kujdeset për prindërit tuaj të sëmurë? Kemi një zgjidhje për ju!

20170310_103343

Vite me parë, të punësoje staf për mirëmbajtjen e shtëpise apo përkujdesjen ndaj femijëve, ishte ekskluzivitet i familjeve elitare, sot gjithcka është ndryshe. Pse dhe si ka evoluar kjo kërkesë me kalimin e kohës.

  • Ndryshimi i rolit të femrës në familje dhe në shoqëri (është rritur ndjeshëm numri i femrave që pasi bëhen nëna nuk shfrytëzojnë maksimalisht lejen e lindjes si pasojë e rikthimit në punë).
  • Të jetuarit vetëm (mungon ndihma e përhershme e gjyshërve në përkujdesjen ndaj fëmijëve).
  • Angazhimet profesionale kanë zbehur rolin e “gruas-amvisë” ndaj kërkohet ndihma e mirëmbajtëseve të shtëpise kundrejt pagesës.
  • Ekzistenca e profesionistëve të shërbimit të përkujdesjes si edhe oraret e zgjatura në punë, kanë bërë që shumë familjarë të kërkojnë ndihmë për përkujdesje përtej familjes.
  • Dëshira për të pasur shërbim profesional të dedikuar dhe ekskluziv po rrit gjithmonë e më shume kërkesën e prindërve për të punësuar privatisht punonjës socialë për fëmijët me aftësi ndryshe (pavarësisht ekzistencës së qëndrave sociale të specializuara për të ofruar këtë lloj shërbimi).
  • Miqtë më katër putra janë gjithmonë e më të pranishëm në familjet tona, ndaj dinamika e angazhimeve në familje apo edhe jashtë saj bën që shpesh herë, të kërkohet ndihmë në familje e profesionistëve nga fusha e veterinarisë. Ky shërbim profesional ofrohet jo vetëm për kontrollet shëndetësore rutinë, por edhe për t’u përkujdesur në mënyrë të dedikuar për ta në familje.
  • Paaftësia dhe pa mundësia për t’u kujdesur për familjarë invalidë apo të prekur nga sëmundje neurologjike.

Jashtë vendit, prej dekadash, ekzistojnë agjenci punësimi për profesionistët që ofrojnë shërbimin e përkujdesjes në familje. Deri tani, në vendin tonë ka ekzistuar një “treg informal” punëtorësh të cilët ofronin shërbimin e tyre në mënyrë të rastësishme dhe jo domosdoshmërisht me kualifikimin e duhur për shërbimin e ofruar. Si familjet ashtu edhe punëtorët janë munduar të “gjejnë” njëri–tjetrin përmes njohjeve shoqërore apo farefisnore. Sot në Shqipëri agjencia “Trinity” i vjen në ndihmë punëtorit dhe familjes në të gjitha fushat e përkujdesjes si: dado, përkujdesje ndaj të moshuarve, mirëmbajtje shtëpie, fizioterapistë, infermierë, punonjës socialë për fëmijët me aftësi ndryshe apo edhe përkujdesje ndaj kafshëve.

Ja cilat janë avantazhet e gjetjes së punëtorit përmes agjencisë “Trinity”:

  • Familja profilizon kandidatin sipas kritereve që i nevojiten (përcakton kriterin e arsimimit, disponibilitetit, referencat, përvojat profesionale në fushën e përkujdesjes si edhe zonën në të cilën parapëlqen ta gjejë punëtorin).
  • Gjen kandidatë të specializuar dhe të çertifikuar nga institucionet përkatëse për të ofruar përkujdesje ndaj fëmijëve, ndaj të moshuarve si edhe ndaj personave me aftësi ndryshe.
  • Mund të kërkojnë referenca të kandidatit në eksperiencat pararendësë në fushën e përkujdesjes, për të pasur profil sa më të plotë profesional.
  • Familja mund të marrë informacione të sakta mbi gjendjen shëndetësore të tyre ( analiza gjaku apo lëkure)
  • Kanë mundësi të vërtëtojnë marrëdhënien e kandidatit me ligjin (mund të kërkojnë dëshmi penaliteti)
  • Kanë mundësinë të shohin kandidatin në periudhë prove dhe ta zëvendësojnë nëse nuk i përmbush edhe në prakikë të gjitha kriteret e kërkuara

Përveç familjes edhe punëtorët e punësuar në këtë mënyrë kanë avantazhin e gjetjes së punës sipas profilit dhe shërbimit që ofrojnë me kritere të mirëpërcaktuara paraprakisht në agjenci. Në këtë bashkëpunim tre palësh në përmbushjen e kërkesave të punëtorit dhe familjes, agjencia “Trinity” luan rol ndërmjetësues dhe kujdeset që parimisht të dyja palët t’i vijnë në ndihmë njëra–tjetrës (familja përmes mundësisë së punësimit dhe punëtori përmës shërbimit profesional që ofron).

Për më shumë informacion kontaktoni në nr e telefonit: +355 67 200 90 60 ose vizitoni webfaqen trinity.al

Tags : dadokujdesShtepiSi te zgjidhniTrinity
loading...